Top News – Jo luftë mes NATO-s dhe Rusisë / Ky është prioriteti kryesor i kancelarit gjerman
22/04/2022 15:51

NATO duhet të evitojë një konfrontim direkt ushtarak me Rusinë që mund të conte në një luftë të tretë botërore – tha kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për Der Spiegel kur u pyet për dështimin e gjermanisë për të dërguar armë të rënda në Ukrainë. Scholz po përballet me kritika në rritje në vend dhe jashtë tij për faktin që qeveria e tij po heziton të dërgojë armë të rënda fushë-beteje, si psh tanket dhe Hobitzerat, në Ukrainë, për ta ndihmuar vendin të zbrapsë sulmet ruse, edhe pse aleatë të tjerë perëndimorë kanë shtuar dërgesat. I pyetur në një intervistë të gjatë, të publikuar të premten, përse ai mendonte se dërgimi i tankeve në ukrainë mund të conte në një luftë bërthamore, ai tha se nuk kishte një rregull të shkruar që përcakton se kur gjermania mund të konsiderohet një palë në luftën në Ukrainë. “Prandaj është e rëndësishme që ne të vlerësojmë cdo hap me shumë kujdes dhe të koordinohemi ngushtë me njëri tjetrin. Evitimi i një përshkallëzimi drejt NATO-s është një prioritet kryesor për mua” tha ai. “Ndaj edhe unë nuk fokusohem tek sondazhet dhe as nuk e lë veten të acarohem nga zërat e ndryshëm. Pasojat e një gabimi do të ishin dramatike”. Kjo, sidoqoftë përbën një kthesë në deklaratat e mëparshme të kancelarit, mbi temën, pasi më herët fokusohej tek fakti që rezervat ushtarake të gjermanisë ishin shumë të vjetëruara për tu dërguar në luftime dhe armët e rënda të betejës, që industria gjermane ka thënë se mund të ofrojë, nuk mund të vihen lehtësisht në përdorim.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36