Top News – Jeff Bezos, 11 minuta në hapësirë/ Kostoja e udhëtimit ishte 2.5 mln dollarë për minutë
20/07/2021 19:59

Miliarderi Jeff Bezos është nisur të martën drejt Hapësirës, duke realizuar fluturimin e parë me ekuipazh në anijen raketë të kompanisë së tij, “Blue Origin”. Ai është nisur nën shoqërinë e vëllait të tij, Mark Bezos, 83-vjeçares Wally Funk, dhe një studenti 18-vjeçar. Ata janë duke udhëtuar në pajisjen me dritaret më të mëdha që është nisur ndonjëherë në hapësirë, duke ofruar kështu pamje mahnitëse të Tokës. Anija raketë e krijuar nga kompania e Bezosit, “Blue Origin”, është dizajnuar për të krijuar treg për turizëm në hapësirë. Raketa u nis të martën nga një zonë private në Teksas. Para nisjes, Bezos tha për mediat, se është shumë entuziast. “Njerëzit më pyesin nëse jam nervoz. Në fakt nuk jam. Jam kurioz. Dua të shoh se çfarë mund të mësojmë”, tha ai. Ndërkohë, miliarderi tjetër, shefi I kompanisë “Virgin Galactic”, Richard Branson, I cili e realizoi udhëtimin e vet në hapësirë më datë 11 korrik, e përgëzoi kolegun e tij me anë të një mesazhi në Twitter: “Ju lumtë Blue Origin, Jeff Bezos, Mark, Wally dhe Oliver. Mbresëlënëse! Gjithë të mirat ekipit tuaj, nga unë dhe gjithë skuadra e Virgin Galactic,” shkruan Branson. Bezos, shef i Amazonit, kompanisë së shitjeve online, është aktualisht njeriu më i pasur në botë. Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16