Shenjat e një zgjidhjeje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë sjellë reagime të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bursat europiane kanë regjistruar rritje. Shkak janë bërë deklaratat e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi se Teherani po kërkon zgjidhjen e konfliktit përmes dialogut, me mbështetjen dhe autorizimin e udhëheqësit suprem, Mojtaba Khamenei.