Nathalia Gadelha, vetëm 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua në Palm Beach të Floridës, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave që ndodheshin në bord. E reja, e cila kishte marrë licencën e pilotit në moshën 17-vjeçare, kishte ëndërruar që në fëmijëri të bëhej pilote e një linje ajrore komerciale. Ajo kishte nisur trajnimet për fluturim në vitin 2020 dhe kishte arritur të ndërtonte një përvojë të konsiderueshme në aviacion, pavarësisht moshës së saj të re.