Top News – Izraeli ‘tërbohet’ me Rusinë / Lavrov tha se ‘Hitleri ishte pjesërisht hebre’
02/05/2022 16:19

Izraeli ka thirrur ambasadorin rus për të dhënë shpjegime dhe i ka bërë thirrje Moskës të kërkojë falje, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sugjeruar që Adolf Hitleri ka pasur rrënjë hebreje. Lavrov është pyetur gjatë një interviste në një televizion italian më 1 maj se si mund të pretendojë Rusia se duhet ta “denazifikojë” Ukrainën, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është hebre. Lavrov ka qëndruar në linjë me synimin e presidentit rus, Vladimir Putin për “denazifikim” të Ukrainës dhe ka thënë se prejardhja hebreje e Zelenskyt nuk e dëmton pozicionin e Putinit. “Kur ata thonë ‘Çfarë lloj denazifikimi është ky nëse ne jemi hebrenj?’, unë mendoj se Hilteri ka pasur po ashtu origjinë hebreje, andaj kjo nuk nënkupton asgjë”, ka thënë Lavrov për Rete 4 të Italisë. “Kemi dëgjuar për kohë të gjatë hebrenjtë e mençur që thonë se anti-semitët më të mëdhenj janë vetë hebrenjtë”, ka thënë Lavrov. Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, ka thënë se ambasadori rus do të ftohet për një “bisedë të ashpër”, për shkak të këtyre komenteve, të cilat i ka cilësuar “të pafalshme, skandaloze dhe gabim i tmerrshëm historik”. “Hebrenjtë nuk e kanë vrarë veten në Holokaust”, ka thënë Lapid. “Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësojnë hebrenjtë për antisemitizëm”. Gjermania naziste ka vrarë gjashtë milionë hebrenj gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20