Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka përfshirë forcat izraelite në listën e subjekteve të dyshuara për përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale gjatë luftës. Raporti vjetor i OKB-së dokumenton raste të verifikuara ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor gjatë paraburgimit nga autoritetet izraelite.