Top News – Italia sërish nën kufizime/ Qeveria merr masa të reja pas rritjes së infektimeve
23/07/2021 20:36

Italia njoftoi masa të reja kundër COVID 19 pasi infeksionet filluan të rriten përsëri, kryesisht për shkak të variantit Delta. Numri i infeksioneve të reja me koronavirus u dyfishua javën e kaluar. Italia tani regjistron çdo ditë më shumë se 5,000 raste të reja. Mes shqetësimeve se numri do të vazhdojë të rritet, Kryeministri Italian Mario Draghi përcaktoi rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi më 6 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 31 dhjetor. Kryeministri Draghi tha se e ashtuquajtura pasaporta e gjelbër do të kërkohet në Itali për shumë shërbime, përfshirë argëtimin dhe kohën e lirë. Pasaporta e gjelbër është karta që tregon se një individ ka marrë të paktën një dozë vaksine, ka dalë negativ në 48 orët e fundit ose është shëruar nga koronavirusi. Rregullat e bëjnë Pasaportën e gjelbër të nevojshme për të ngrënë në restorante dhe bare dhe për të marrë pjesë në ngjarje sportive, në muze, kinema, panaire dhe takime. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se 40 milionë italianë kanë tashmë Pasaportën e gjelbër, duke shtuar se vaksinimi është mënyra më e mire për të "tejkaluar sezonin më të vështirë me të cilin na është dashur të përballemi".Qeveria do të zhvillojë diskutime të mëtejshme në fillim të javës së ardhshme për të vendosur nëse pasaporta e gjelbër do të kërkohet për të përdorur transportin publik, në shkollë dhe në vendet e punës.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53