Kryeministri i Belgjikës, Bart De Ëever, u paraqit të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror për t'i dorëzuar Mbretit Filip dorëheqjen e qeverisë së tij, pas dështimit të bisedimeve për buxhetin që vazhduan gjatë natës, pa sukses. Kjo vjen pasi negociatat e zhvilluara gjatë natës me kabinetin e tij mbi buxhetin nuk arritën të prodhonin një marrëveshje. De Ëever u largua nga pallati pas rreth një ore e gjysmë takim me Mbretin Filip, pa dhënë deklarata për shtypin. Pas takimit, mbreti njoftoi se "po e shqyrton vendimin dhe duke filluar nga nesër do të konsultohet me kryetarët e partive të ndryshme të koalicionit". Ai shtoi se i vjen keq që nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe theksoi se vendi nuk mund të përballojë një krizë të zgjatur politike. Ai u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira "të vënë në plan të parë interesin e përgjithshëm dhe gatishmërinë për kompromis". De Ëever pritet të takohet sërish me mbretin të premten.