Top News – Italia në shok, vret gruan dhe vajzën / I qëllon me çekiç, tenton t’u vërë zjarrin
04/05/2022 12:09

Ka goditur në gjumë dy fëmijët dhe bashkëshorten dhe më pas ka tentuar tu vendosë zjarrin. Kjo ëhstë ajo cka ka ndodhur në një shtëpi në Samarate, në provincën e Vareses në Itali. Sipas të dhënave paraprake, Alessandro Maja, 57 vjec, ka vrarë bashkëshorten Stefania Pivetta 56 vjec dhe vajzën Giulia, 16 vjec, me një cekic. I lënduar është edhe djali i madh, Nicolo, 23 vjec, që fatmirësisht ka mbijetuar pasi u transportua shpejt në spital me helikopter. Sidoqoftë, mjekët tregohen të kujdesshëm dhe thonë se ai është në gjendje kritike. 23 vjecari ishte goditur me cekic në kokë. Të dy fëmijët, janë sulmuar ndërsa ishin duke fjetur, në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa nëna ishte në divan. Alarmi u lëshua nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar ulërima. Karabinierët, bëhet e ditur se e kanë arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje tronditëse. Për zyrtarët lokalë, ngjarja ishte një tragjedi e tmerrshme. Askush, nuk kishte dyshuar se në atë familje kishte probleme. Shpresojmë që djaloshi të shpëtojë” – thotë kryebashkiaku i Samarates Enrico Puricelli. Mediat italiane raportojnë se babai vrasës ishte një arkitekt ndërsa bashkëshortja, shtëpiake. Ata e kishin blerë vilën e vogël në 1999 pasi ishin zhvendosur nga Milano. Më herët, autoritetet e rendit thonë se familja nuk ka patur asnjë episod dhune.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20