Top News – Itali, filloi ministeriali i G20/ Në fokus, përgjigja globale ndaj pandemisë
29/06/2021 19:56

Ministrat e jashtëm të vendeve të G20-ës, u takuan të martën në Itali për të diskutuar krizat globale me theks të veçantë pandeminë e koronavirusit. Ky është takimi i parë me prani fizike pas dy vjetësh për shkak të kufizimeve të pandemisë. Grupi përbëhet nga 20 vendet më të fuqishme ekonomike të botës. Takimi një ditor në qytetin jugor Matera do të përfshijë debatet se si të përmirësohet bashkëpunimi për një sërë çështjesh, përfshirë shëndetin global, ndryshimet e klimës dhe tregtinë ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se “pandemia ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj emergjencave që kapërcejnë kufijtë kombëtarë". Italia, e cila mban presidencën e rradhës të G20-ës, ka thënë që vëmendje e veçantë do t'i kushtohet zhvillimit të qëndrueshëm në Afrikë. Vendet anëtare të G20-ës përbëjnë më shumë se 80% të prodhimit të brendshëm bruto botëror, 75% të tregtisë globale dhe 60% të popullsisë së planetit. Në takimin në Matera marrin pjesë edhe diplomatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Indisë. Ministrat e jashtëm të Kinës, Brazilit dhe Australisë vendosën të ndiqnin diskutimet përmes video-lidhjes ndërsa Rusia dhe Koreja e Jugut dërguan zëvendësministra. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se ai do të shpreh pakënaqësinë e tij për mënyrën se si Kina dhe Rusia kishin përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të rritur ndikimin e tyrë në disa vende të caktuara. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, përsëriti rëndësinë e furnizimit me vaksina të vendeve të varfra. Ai tha se kriza shëndetësore kishte përkeqësuar pabarazinë ekonomike në të gjithë botën, dhe G20 do të vazhdojë të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55