Top News – Ish-zv. Kancelari del sot në gjyq/ Austri, skandali korruptiv rrëzoi qeverinë në 2019
06/07/2021 14:51

Ish-zëvëndëskancelari austriak dhe udhëheqësi shumëvjeçar i partisë së krahut të djathtë, Partia e Lirisë, Heinz-Christian Strache, pritet të dalë para një gjykate më 6 korrik në lidhje me akuzat për korrupsion. Ngritja e këtyre akuzave solli rrëzimin e qeverisë austriake në 2019. Asokohe u publika një video në të cilën shfaqej politikani, duke i ofruar kontrata në këmbim të donacioneve politike një gruaje e cila paraqitej si investitore ruse. Takimi ishte zhvilluar në ishullin spanjoll Ibiza në korrik të vitit 2017, tre muaj para zgjedhjeve, të cilat e sollën në pushtet partinë e tij. Strache kishte udhëhequr Partinë e Lirisë për 14 vjet, por kur shpërtheu skandali ai dha dorëheqjen edhe nga partia, e cila prej kohësh dyshohej se ishte e lidhur me interesat ruse. Publikimi i videos rezultoi me një hetim të gjerë për korrupsion. Gjyqi ndaj tij zhvillohet nën akuzat se Strache ndihmoi në ndryshimin e një ligji për një donator kur ishte në një qeveri koalicioni me Partinë e Popullit të kancelarit, Sebastian Kurz. Kur video e takimit të Ibizas u shfaq në 2019, koalicioni u prish. Pas zgjedhjeve të parakohshme, Kurz u bë kancelar. Avokati i Strache tha se as ai dhe as klienti i tij nuk do të komentonin para ose gjatë procedurave gjyqësore. Kurz gjithashtu është nën hetim lidhur me pretendimet se ka bërë deklarata të rreme në një komision parlamentar, akuza të cilat janë mohuar prej tij.

Top News – Putin si Stalini. Propozohet hapja e kampeve të punësimit për fëmijët
24/06 15:27
Top Channel/ Rutte: 500 avionë të SHBA u nisën nga bazat në Itali! Reagon Roma: U ngatërrua!
24/06 15:03
Top Channel/ I nxehti rekord, ndërprerje masive energjie në Francë: “Nuk mban rrjeti”!
24/06 14:40
Top News – Irani kërkon garanci. Pakt me fqinjët për bazat amerikane në rajon
24/06 13:58
Top News – Ishte kthyer nga Kongo. Franca konfirmon rastin e parë me Ebola
24/06 13:41
Top News – Marrëveshja SHBA-Iran shton kontrollet/OKB do të inspektojë centralet bërthamore
24/06 13:36
Top Channel/ Rubio siguron ndërkombëtarët: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që..
24/06 12:54
Top Channel/ Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Musk humb zyrtarisht statusin e “trilionerit”
24/06 12:47
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran hap rrugën për inspektime, OKB do të kontrollojë centralet
24/06 12:24
Top Channel/ Gjermani, përplasje me industrinë e armëve: Rrit çmimin për ushtrinë!
24/06 12:07
Top Channel/ Irani “i hedh benzinë zjarrit”: “Marrëveshja e paqes, mposhtje e SHBA-së”!
24/06 12:03
Top News – Ngecin bisedimet SHBA-Iran. Pakistani: Ndërprerje e përkohshme, jo pezullim
24/06 12:01
Top News – I nxehti ekstrem përfshin Europën. Alarm i kuq në Francë, rekord temperaturash
24/06 11:55
Top Channel/ Vapa ekstreme, ekspertët: Kujdes telefonët celularë, rrezik për bateritë!
24/06 11:32
Top Channel/ “Trump t`i japë fund luftës me Iranin”, Kongresi amerikan voton rezolutën!
24/06 11:32
Top Channel/ Sistemi i ri i BE-së “një dështim”? “Udhëtarët presin me orë në aeroporte”!
24/06 10:49
Top News – Senati ‘i lidh duart’ Trump. Rezolutë kundër luftës në Iran, por s’është detyruese
24/06 09:56
Top Channel/ Tronditëse, vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap zjarr
23/06 23:16
Top Channel/ Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël pas Brexit, një vend që ka negociuar për 10 vjet
23/06 23:15
Top Channel/ Starmer i hap rrugën pasardhësit, Burnham dhe rivalët nisin përgatitjet për qeverinë
23/06 23:14