Historia e Monica Witt, ish-oficere e Inteligjencës amerikane që dezertoi në Iran në vitin 2013, është rikthyer sërish në vëmendje mes tensioneve të reja mes SHBA-ve dhe Teheranit. Witt, ish-specialiste e forcave ajrore amerikane dhe kontraktore e qeverisë amerikane, akuzohet se i dorëzoi Iranit informacione sekrete mbi operacionet e inteligjencës amerikane, identitetet e agjentëve dhe mënyrat e përgjimit të komunikimeve të huaja. Sipas raportimeve, afrimi i saj me regjimin iranian nisi pas pjesëmarrjes në një konferencë në Teheran ku morën pjesë figura pranë Gardës Revolucionare iraniane. Pak muaj më vonë, ajo u largua përfundimisht drejt Iranit.