Ish presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Lamine Diack dënohet me 4 vjet burg, 2 nga të cilët janë lënë pezull pasi u shpall fajtor për korrupsion. Po kështu diack u dënua edhe me një gjobë prej 500 mijë eurosh Senegalezi, tashmë 87 vjecar u gjykua për korrupsion dhe pastrim parash nga skandali i dopingut rus dhe u shpall fajtor për marrje ryshfetesh nga sportistët e dyshuar se kishin përdorur doping për fshehjen e rezultateve të testeve antidoping duke i lejuar ata që të garojnë.