Tensionet në Gjirin Persik janë rritur pasi Irani ka shpallur zgjerimin e zonës së kontrollit ushtarak në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare të naftës në botë. Përmes një harte të publikuar nga autoriteti i ri iranian për ngushticën, Teherani pretendon mbikëqyrje ushtarake mbi më shumë se 22 mijë kilometra katrorë, përfshirë edhe ujëra që prekin Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.