Top News – IA mund të paralajmërojë tërmetet / Deri tani ka qenë e pamundur, zbulim i madh
28/05/2026 15:00

Parashikimi i tërmeteve ka qenë gjithmonë sfida më e vështirë, dhe deri më tani e pamundur. Dekada të tëra kërkimesh të rëndësishme ndërkombëtare nuk kanë mundur të zbulojnë sinjalet që tregojnë se sa dhe kur një tërmet mund të jetë shkatërrues. Aktualisht, tërmetet thjesht nuk mund të parashikohen. Por, kjo mund të ndryshojë dhe ndihma më e madhe mund të vijë nga IA, e cila mund t'i njohë automatikisht ato sinjale që i paraprijnë një tërmeti duke analizuar të dhënat e lidhura me lëvizjen e pllakave tektonike apo çarjeve. Zbulimi i madh vjen nga mësimi automatik i makinave, një metodë e pambikëqyrur, pa udhëzime të paracaktuara, që identifikon ngjashmëri ose struktura të ngjashme në të dhënat që i paraprijnë një tërmeti. Një ekip shkencëtarësh nxori të gjitha të dhënat nga pesë tërmetet më të rëndësishme në të gjithë botën dhe i gjithë ky informacion u përpunua nga algoritmi, i cili katalogoi dhe klasifikoi të dhënat, duke i grupuar ato në familje të ndryshme. Sistemi ishte në gjendje të kuptonte se me cilat të dhëna të punonte, cilat të kërkonte dhe, shkurt, cilat ndryshime të të dhënave i paraprinë tërmetit. Kjo ende nuk ndihmon në parashikimin e tërmeteve, por nxjerr në pah se cilët tregues duhet të përdoren për një studim sistematik të parashikimit të mundshëm të tërmeteve. Sipas studiuesve, analiza e inteligjencës artificiale, duke përdorur teknika shumë të përparuara përpunimi, mund të përmirësojë kuptimin e fenomeneve fizike që i paraprijnë tërmeteve.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46