40 persona janë mbytur në Francë në ditët e kaluara ndërsa kërkonin shpëtim nga i nxehti rekord, tha kryeministri të martën, ndërsa një valë të nxehti ka përfshirë evropen. Britania, Spanja dhe Italia po përvëlohen po ashtu nga i nxehti ekstrem, me temperatura rekord në disa rajone që kanë cuar në mbylljen e shkollave dhe ndalimin e transportit publik. Europa po nxehet dy herë më shumë se mesatarja globale sipas organizatës botërore të meteorologjisë, duke i bërë episode të tilla të të nxehtit më të gjata e më të ashpra.