Franca është përballur me një tjetër ditë temperaturash ekstreme, me më shumë se gjysmën e vendit nën alarm të kuq për vapën. Të martën u regjistrua dita më e nxehtë e qershorit në histori, me një temperaturë mesatare prej 29.8°C. Autoritetet franceze kanë zgjeruar alarmin e kuq në 58 rajone, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 43°C në disa zona të vendit. Në jugperëndim është regjistruar edhe temperatura 44.3°C.