Një 89-vjecar në Greqi, autor i dy sulmeve me armë në dy institucioneve të ndryshme në Athinë, ndodhet në arrati prej disa orësh. Nga sulmet u plagosën 5 persona. I moshuari mbante me vete një pushkë gjahu, ai fillimisht hapi zjarr në një agjenci të sigurimeve shoqërore në qendër të kryeqytetit grek. Më pas u largua nga vendngjarja dhe shtiu me pushkë në ambientet e brendshme të një gjykate. Sipas mediave greke, 89-vjecari ka qenë I shtruar më herët në një spital psikiatrik, pasi në vitin 2018 dyshohet se kërcënoi Prokurorinë e Athinës. Sipas Protothema, burri i moshuar vuan nga skizofrenia dhe çrregullimi delirant. Ai përshkruhet si një burrë i gjatë dhe i dobët, i veshur me një xhaketë blu, poshtë së cilës fshehu pushkën.