Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rimini, në ItaliNgjarja ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia, aktualisht ndaj personave të paidentifikuar. Sipas rindërtimit paraprak, ai ndodhej i vetëm në nivelin e dytë të skelës, përgjatë fasadës së një pallati dykatësh ku po kryheshin punime mirëmbajtjeje. Ai dyshohet se ka rënë përmes hapësirës së platformës ku kalonte shkalla nga një nivel në tjetrin, duke përfunduar disa metra më poshtë, në tarracën e një apartamenti në katin e parë.