Top News – Hiqet shefi i sigurimeve shoqërore/ SHBA, nuk pranoi të dorëhiqej, Biden e shkarkon
10/07/2021 15:51

Presidenti Joe Biden shkarkoi të premten komisionerin e Administratës së Sigurimeve Shoqërore pasi zyrtari refuzoi të jepte dorëheqjen, ndërkohë që pranoi dorëheqjen e zëvendës komisionerit të kësaj agjencie, tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti Biden i kërkoi Komisionerit Andrew Saul të jepte dorëheqjen dhe ai u shkarkua pasi refuzoi kërkesën e presidentit demokrat, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Nënkomisioneri David Black ra dakord të japë dorëheqjen, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Të dy zyrtarët ishin vendosur në këto poste nën ish Presidentin Donald Trump. Presidenti Biden emëroi Kilolo Kijakazi-n si komisionere të përkohshme, ndërsa administrata kërkon një kandidat për komisioner dhe nënkomisioner të përhershëm. Zonja Kijakazi aktualisht është nënkomisioner për pensionet dhe politikën për aftësitë e kufizuar në Administratën e Sigurimeve Shoqërore. Largimi i zotit Saul erdhi pas një opinioni ligjor të hartuar nga Departamenti i Drejtësisë që arrin në përfundimin se ai mund të shkarkohej, pavarësisht një rregulloreje që thotë se zyrtari mund të pushohej nga puna vetëm për neglizhim të detyrave të tij ose keqpërdorim të postit. Opinioni, i hartuar me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, arriti në përfundimin se një rivlerësim bazuar në një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë do të thoshte se zoti Saul mund të shkarkohej nga presidenti nëse ai dëshironte ta bënte një gjë të tillë.

Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12