Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) u ka rekomanduar linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, pas rritjes së sulmeve të fundit nga rebelët Huthi të Jemenit. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare, agjencia bëri të ditur se rekomandimi lidhet me vlerësimin e rrezikut për sigurinë e fluturimeve në rajon. Agjencia theksoi se do të vijojë të monitorojë situatën për të përcaktuar nëse rreziku për linjat ajrore të Bashkimit Evropian është në rritje apo në ulje.