Top News – Gjyqi për vrasjen e Floyd/ Polici shkeli rregullat dhe kodin e etikës
06/04/2021 12:04

Derek Chauvin ka shkelur rregullat e Departamentit të Policisë në Mineapolis, ashtu sikurse kodin e etikës gjatë arrestimit të George Floydit në maj të vitit të kaluar, ka dhënë shefi i policisë lokale ndërsa dha dëshminë e tij për rastin ku është përfshirë ish-kolegu i tij. “Nuk është pjesë e trajnimit tonë, dhe nuk është pjesë e etikës dhe vlerave tona”, ka thënë ai, ndërsa iu referua mënyrës sesi Chauvin, një polic i bardhë, ka shtypur me gju qafën e Floydit, 46-vjeçar me ngjyrë, për më shumë se nëntë minuta. Një video-material që tregonte momentin e vdekjes së Floydit, pati nxitur protesta globale kundër brutalitetit policor. Në dëshminë e tij për tri orë e gjysmë, Arradondo ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së Chauvin, i cili është deklaruar i pafajshëm në akuzat për vrasje, se ka qenë duke ndjekur trajnimin që ka pranuar për 19 vjet sa ka qenë pjesë e policisë. Sipas ekspertëve ligjorë, të cilët ndjekin proceset gjyqësore ndaj policëve, është shumë e pazakonshme që një zyrtar i lartë policor të dëshmojë se një nga ish-kolegët e tij ka përdorur forcë të tepruar. Deklarata e shefit të policisë ka forcuar edhe më shumë një deklaratë që ka lëshuar ai vitin e kaluar, pasi ka përjashtuar nga puna Chauvin dhe tre zyrtarë tjerë të përfshirë në arrestimin, të cilin e ka cilësuar incident me vrasje, jo mungesë të trajnimit. Gjyqi ndaj Chauvinit pritet të zgjasë për tri javë tjera. Ekipi i tij i mbrojtjes ende nuk e ka prezantuar qëndrimet për rastin. Chauvin përballet me dekada në burg nëse shpallet fajtor.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55