Top News – Gjobë 1 mln euro gjigandit suedez/ Gjykata franceze dënon IKEA për spiunim të stafit
15/06/2021 20:22

Një gjykatë franceze urdhëroi gjigantin suedez të mobiljeve IKEA të paguajë gjobë prej një milion eurosh, pasi u gjet fajtor për spiunim të stafit në Francë. Ish-shefi i IKEA-s në Francë, Jean-Louis Baillot, u dënua me dy vjet burgim me kusht dhe me gjobë prej 50,000 eurosh. Dega në Francë e IKEA-s u zbulua se ka përdorur detektivë privatë dhe oficerë të policisë, për të mbledhur të dhëna private për stafin. Dëshmitë dolën në pah në vitin 2012. Për pasojë, IKEA shkarkoi katër menaxherë dhe miratoi kod të ri të sjelljes. Pesëmbëdhjetë të akuzuarit që dolën në gjykatën e Versajës, përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve. Katër oficerë të policisë ishin po ashtu në gjyq për dorëzimin e informacioneve konfidenciale. Me nisjen e gjyqit, IKEA në Francë lëshoi një deklaratë, duke thënë se i “dënon fuqishëm” shkeljet e privatësisë dhe se kërkon falje për “këtë situatë që dëmton seriozisht vlerat e kompanisë dhe standardet etike”. Fatura vjetore e IKEA-s për hetuesit privatë shkoi deri në 600,000 euro, raportoi agjencia e lajmeve AFP, duke cituar dokumentet e gjykatës.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20