Top News – Gati për sulm…/ Foto satelitore tregojnë mobilizimin rus në kufi
19/04/2021 16:12

Foto të reja satelitore tregojnë mijëra trupa ruse që mblidhen në kufirin me ukrainën, të gatshme ta pushtojnë atë nëse Vladimir Putin jep urdhërin. Përqendrimi i forcave është cilësuar si më i madhi që kur rusia aneksoi territorin ukrainas të krimesë dhe ndezi një luftë mes tyre shtatë vite më parë. Dhe e gjithë kjo vjen ndërsa luftanijet britanike do të lundrojnë drejt detit të zi, muajin e ardhshëm, në mesin e frikës për një luftë mes ukrainës dhe rusisë. Muajt e shkuar në fakt, Putin ka mbledhur dhjetëra e mijëra trupa dhe armatime në zonën e diskutuar të Donbashit, një zonë ku flitet rusisht që tenton të shkëputet nga ukraina që nga 2014.Konflikti në donbash shpërtheu muajt pasi forcat ruse aneksuan gadishullin e krimesë në 2014. Pamjet më të fundit satelitore, tregojnë një kamp gjigand të ushtrisë ruse, rreth 30 km larg Marfivka-s, në krimenë lindore, raporton Der Spiegel. Kampi ndodhet pranë territoreve ukrainase dhe mban pjesë të batalionit të 58-të të rusisë. Ka më shumë se një mijë mjete ushtarake atje si edhe kazerma të ngritura njëra pas tjetrës. Imazhe të mëhershme e tregonin zonën të zbrazët, më 15 mars. Raportet për këtë mobilizim të trupave në kufi vijnë ndërsa rriten në mënyrë dramatike edhe përleshjet përgjatë frontit javët e fundit. Të paktën 23 ushtarë ukrainës janë vrarë që nga fillimi i vitit krahasuar me 50 në total në të gjithë 2020-ën. Ambasadori rus në britaninë e madhe ndërkohë ka paralajmëruar për gjakderdhje në ukrainë dhe ka thënë se moska do të reagojë nëse Kievi lëviz trupa në rajonin e donbashit.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53