Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka shkruar një letër urgjente Donald Trump duke e paralajmëruar se Ukraina se ka një mungesë kritike të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Ai thotë se vendi I tij, mbështetet te SHBA-ja, kryesisht te sistemet e saj të teknologjisë së lartë Patriot, kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër sulmeve me raketa balistike ruse. Në letrën e tij, dërguar gjithashtu edhe Kongresit Amerikan, Zelenskyy shkruan se ritmi aktual i dërgesave të armëve dhe raketave Patriot përmes programit PURL nuk po përputhet me realitetin e kërcënimit dhe sulmeve ruse.