Franca ka shfuqizuar zyrtarisht “Kodin e Zi”, një ligj i vitit 1685 i miratuar nga mbreti Louis XIV, i cili për shekuj me radhë rregullonte dhe justifikonte sistemin e skllavërisë në kolonitë franceze. Asambleja Kombëtare votoi unanimisht me 254 vota pro dhe asnjë kundër, duke e hequr përfundimisht nga rendi juridik një dokument që, edhe pse i vjetëruar, kishte mbetur teknikisht në fuqi deri më sot.