Top News – Flota amerikane në aksion / Mision i jashtëzakonshëm, 5 destrojerë drejt Evropës
10/05/2022 13:44

Flota e dytë e marinës amerikane ka shtuar forcat në atlantikun verior nga janari në prill, duke iu përgjigjur një kërkese nga komandanti amerikan në rajon në mesin e tensioneve të shtuara me Rusinë. Dislokimi në afat të shkurtër është vetëm hera e parë që flota e dytë e marinës amerikane ka komandën dhe kontrollin e forcave në evropë, përjashtuar rastet e stërvitjeve, dhe demonstron fleksibilitetin dhe gatishmërinë për reagim të saj. Flota e dytë u krijua në 2018-ën, si reagim ndaj aktivitetit të shtuar detar të rusisë në atlantikun e veriut, por zyrtarët kanë evituar ta lidhin dislokimin e fundit me sulmin e rusisë në Ukrainë. Ata thonë ndërkohë se e gjithë kjo ka si qëllim të dëshmojë kapacitetet e ushtrisë amerikane si edhe tregon angazhimin e saj në mbrojtje të aleatëve dhe partnerëve evropianë. Në këtë mision, flota e dytë me bazë në Virxhinia, ka komandën dhe kontrollin e destrojerëve USS Forrest Sherman, USS The Sullivans, USS Donald Cook dhe USS Mitscher. Një destrojer i pestë, USS Gonzalez, është nisur në udhëtim në janar por tani ka devijuar drejt Mesdheut dhe më pas Lindjes së mesme. Liderët e NATO-s kanë paralajmëruar kohët e fundit për nëndetëset ruse në ujërat e atlantikut, që janë më aktive dhe kanë armatime të reja me rreze më të gjatë veprimi. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se prania e tyre në atlantik nënkupton se toka amerikane nuk është më e paprekshme.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48