Top News – Feston ditëlindjen e 119…/ Gruaja turke pretendon se është më e moshuara në botë
29/06/2021 14:47

Një grua në Turqi pretendon se ka festuar ditëlindjen e saj të 119 të dielën, cka do ta bënte atë njeriun më të moshuar në botë. Mediat turke raportuan se Seker Arslan ka festuar ditëlindjen e rrethuar nga familja e saj në qytetin verior Amasya. Sipas të dhënave në patentën e saj, gruaja ka lindur më 27 qershor 1902, cka do të thotë se ajo është 119 vjec. Sidoqoftë, duket se familja e saj nuk është fort e mirë në matematikë, pasi në fotot e gruas shihet ajo para një torte në të cilën është vendosur numri 120...Arslan ka gjashtë fëmijë, 12 nipa dhe duket se ka trashëguar jetëgjatësinë e saj nga e ëma, që thuhet se ka jetuar për 110 vjet. Vajza e saj, ia atribuon jetëgjatësinë e të ëmës, konsumimit të ushqimeve natyrale, si gjalpi, mjalti dhe djathi. “Gjalpi, mjalti dhe djathi kanë qenë gjithnjë në tryezën e saj. Ajo e zinte gjithnjë kosin vetë dhe hante një vezë të zier në mëngjes”, tregon e bia duke shtuar se nëse e moshuara nuk do të ishte prekur nga Alzheimeri, do të kishte patur shëndet të plotë. E vetmja keqardhje për 119 vjecaren, gjithnjë sipas të bijës, është fakti se nuk ka ende asnjë stërnip apo stërmbesë për ta shtuar në trungun e saj familjar. Banorët lokalë duan që ditëlindja e saj të njihet në mënyrë që ajo të marrë titullin e personit më të moshuar në jetë, duke ia rrëmbyer atë japonezes Kane Tanaka që ka lindur gjashtë muaj pas Arslan, më 2 janar 1903. Personi më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ka qenë francezja Zhan Kalment, që jetoi nga 21 shkurti 1875 deri më 4 gusht 1997, në moshën 122 vjecare.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55