Top News – F-16 përplaset me ndërtesën/ Piloti humb kontrollin në pistë, katapultohet
01/07/2021 15:28

Një avion ushtarak belg është përplasur me një ndërtesë në qendrën ajrore holandeze në Leeuëarden duke plagosur dy persona. Incidenti ndodhi në fillim të misionit në të cilin F-16 po përgatitej të nisej në fluturim por avioni doli jashtë kontrollit dhe piloti u detyrua të katapultohej nga kabina. Avioni vijoi të përshkonte pistën në mënyrë të pakontrolluar para se të përplasej me një ndërtesë në bazën ajrore. Shkaku i këtij aksidenti është ende i paqartë dhe po hetohet. Avioni po merrte pjesë në një stërvitje ndërkombëtare në bazën ushtarake të leuardenit që përdoret nga forcat ajrore mbretërore të holandës. F-16 duhej të nisej nga baza ushtarake dhe të fluturonte për rreth 120 milje në jug deri në bazën tjetër Volkel. Nuk pati as zjarr dhe as shpërthim pas incidentit. Polici mundi të katapultohej para përplasjes por u dërgua në spital bashkë me një individ tjetër që ndodhej në godinën me të cilën u përplas avioni. Incidenti do të hetohet nga autoritetet. F-16 është një avion ushtarak i prodhuar nga general Dynamics dhe Lockheed martin në shba dhe është një nga më të përdorurit në botë. Fillimisht ai nisi të fluturonte në 1974 dhe versione të rifreskuara janë ende në përdorim nga forcat ajrore në glob. Ai është në gjendje të arrijë shpejtësinë e afro 2500 km në orë kur fluturon në lartësi dhe është i famshëm për besueshmërinë dhe rezistencën e tij.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55