Britania, dikur një fortesë e stabilitetit politik, tani po pret kryeministrin e saj të shtatë, një dekadë pas votës së Brexit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Banori më jetëgjatë i DowingStreet mund të konsiderohet të jetë Larry The Cat, maçoku që ka qëndruar përgjatë drejtimit të vendit nga David Cameron e deri tek Keir Starmer. Sipas një analize të CNN, shumica e udhëheqësve perëndimorë po përballen me një situatë jo të qetë, pas dështimit për të sjellë ndryshime tek votuesit, të cilët kanë humbur besimin në aftësinë e politikës moderne për ta bërë jetën e tyre më të mirë dhe më të përballueshme.