Top News – Erdogan ‘i mbyll gojën’ NATO-s / Aleanca hesht për shqetësimet mbi të drejtat e njeriut
01/07/2026 15:23

Pesë vjet më parë, Perëndimi rrezikoi një krizë të plotë diplomatike me aleatin e NATO-s, Turqinë, kur 10 ambasadorë kërkuan lirimin e një personi që e shihnin si të burgosur politik, duke bërë që Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i zemëruar, të urdhëronte dëbimin. Pas dy ditësh frenetike në 2021, palët u tërhoqën nga buza e greminës, me të dërguarit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Kanadasë dhe të tjerë që lëshuan deklarata pajtuese dhe me Erdoganin që tha se do të ishte më i kujdesshëm në të të ardhmen. Që atëherë, vecanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia që e la evropën të ekspozuar, Perëndimi ka shmangur ngritjen e shqetësimeve në lidhje me rekordin e Turqisë për të drejtat dhe liritë e njeriut, duke u përqendruar në forcimin e lidhjeve të sigurisë me fuqinë ushtarake rajonale dhe eksportuesin e madh të armëve. Kthesa diplomatike e Perëndimit do të jetë e dukshme kur udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të NATO-s të takohen në Ankara më 7 dhe 8 korrik. Ata nuk pritet të kritikojnë një goditje të paprecedentë ndaj Partisë Republikane Popullore të opozitës në Turqi, përfshirë burgosjen e kandidatit të saj presidencial, kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, rivalit kryesor të Erdoganit, sipas diplomatëve perëndimorë dhe turq të përfshirë në planifikimin e samitit. Disa kritikë të qeverisë së Erdoganit besojnë se heshtja e Perëndimit inkurajon rrëshqitjen e turqisë në autoritarizëm, izolon opozitën dhe injoron parimet themelore të NATO-s për demokracinë dhe sundimin e ligjit. E ndërkohë, në prag të samitit, në turqi janë ndaluar tubimet publike dhejanë refuzuar akreditimet e dhjetëra gazetarëve turq dhe mediave të pavarura për të ndjekur eventin. Qeveria e Erdogan thotë se i ka marrë këto masa për shkak të garantimit të sigurisë gjatë samitit. Ky i fundit shënon edhe vizitën e parë të Trumpit në turqi si president amerikan. Ai pritet të ketë një takim dypalësh me Erdogan, të cilin ai e quan rregullisht një mik, duke nxjerrë në pah marrëdhëniet më të ngrohta mes SHBA-së dhe Turqisë ndër vite.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55