Polonia u detyrua të enjten të mbyllë aeroportet kryesore dhe të pezullojë dhjetëra fluturime në mes të një "operacioni ushtarak", si përgjigje ndaj sulmeve ruse në Ukrainë. U raportuan shpërthime pranë kufirit polako-ukrainas, ndërsa në rajon u lëshuan alarme për kërcënime ajrore. Operacionet në dy aeroporte, në Lublin dhe Rzeszoë, u pezulluan për shkak të "aktiviteteve të aviacionit ushtarak", njoftuan autoritetet. Forcat e Armatosura të Polonisë deklaruan se këto operacione ishin "të lidhura me sulmet e kryera nga Federata Ruse duke përdorur mjete ajrore pa pilot mbi territorin perëndimor të Ukrainës". "Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe sistemet e zbulimit me radar janë në gjendje gatishmërie", thanë ato.