Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se një luftë me Evropën do të ishte "shumë e shkurtër", në një kohë kur tensionet me Moskën po shtohen. Lavrov këmbënguli se Rusia "nuk ka asnjë interes" të sulmojë vendet perëndimore, por se nëse do të sulmohej e para, do të kundërpërgjigjej dhe rezultati do të ishte i shpejtë. "Rusia ka thënë vazhdimisht se ne nuk do t'i sulmojmë vendet perëndimore dhe nuk kemi asnjë interes ta bëjmë këtë," tha ai në Jekaterinburg.