Kongresi amerikan i dha dritën jeshile një pakete të gjerë sanksionesh ndaj Rusisë dhe Iranit dhe ia ka dërguar projektligjin presidentit Donald Trump për nënshkrim. Ligji, i miratuar me mbështetje dypartiake në të dyja dhomat e Kongresit, synon të rrisë presionin ekonomik ndaj Moskës dhe ndaj vendeve që blejnë energji ruse ose ndihmojnë në shmangien e sanksioneve.