Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra njerëzve. Ai ka shërbyer gjithashtu si një poligon provash për sisteme të reja armatimi dhe ka ngritur një pyetje shqetësuese për Aleancën e Traktatit të Atlantikut të Veriut: A është NATO e përgatitur për luftën e radhës që mund t'i duhet të zhvillojë? Pesë zyrtarë të mbrojtjes ukrainas dhe perëndimorë i thanë agjencisë Reuters se zhvillimet në fushën e betejës po ecin me një shpejtësi të tillë, saqë disa armë dhe taktika të NATO-s rrezikojnë të bëhen të vjetruara. Ndërsa Ukraina, që nuk është anëtare e aleancës, përshtatet brenda pak javësh, NATO i blen dhe i zhvillon sistemet ndër vite, e ndonjëherë edhe ndër dekada.