Top Channel/ Suedi, dorëhiqet kryeministri. Humbi zgjedhjet, UlF Kristersson vendos për 24 orë
17/09/2026 19:53

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dhënë dorëheqjen pas përfundimit të numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat i kanë dhënë shumicën e ngushtë bllokut të partive të qendrës së majtë. Dorëheqja e Kristersson hap rrugën për lideren e Social Demokratëve, Magdalena Andersson, që të nisë përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Sipas rezultateve paraprake përfundimtare, partitë e opozitës së majtë kanë siguruar 176 mandate, duke pasur një shumicë prej tre mandatesh ndaj koalicionit qeverisës të krahut të djathtë, të njohur si koalicioni Tidö dhe të mbështetur nga Demokratët e Suedisë (SD). Në fjalimin e saj pas rezultatit, Andersson tha se suedezët “kanë votuar për një drejtim të ri për vendin, për unitet dhe kundër ndarjeve”. Ajo renditi ndër prioritetet e saj klimën, arsimin, shëndetësinë, kujdesin për të moshuarit dhe politikën e emigracionit. Kristersson, lider i Partisë së Moderuar, njoftoi dorëheqjen të enjten, pas katër vitesh në postin e kryeministrit. Në letrën e dorëheqjes, ai deklaroi se tashmë kryetari i Parlamentit do të drejtojë procesin për formimin e qeverisë së re. Ai e përshkroi situatën politike pas zgjedhjeve si “të komplikuar” dhe u bëri thirrje partive për “hapje konstruktive” në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krijimin e një qeverie të qëndrueshme. Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlén, pritet të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit e të gjitha partive përpara se të propozojë kandidatin për kryeministër. Rezultati i zgjedhjeve ka sjellë gjithashtu një zhvillim të rëndësishëm për Demokratët e Suedisë, parti e krahut të djathtë që ka mbështetur qeverinë e Kristersson. SD ka humbur mbështetje për herë të parë në një zgjedhje të përgjithshme që nga themelimi i saj, duke kaluar nga partia e dytë më e madhe në vend në të tretën. Social Demokratët mbeten partia më e madhe në vend, por rezultati i tyre ishte gjithashtu më i dobëti në historinë e tyre elektorale. Formimi i qeverisë së re pritet të jetë një proces i ndërlikuar. Andersson ka ftuar për bisedime fillestare Partinë e Majtë, Partinë e Qendrës dhe të Gjelbrit. Një nga çështjet më të vështira pritet të jetë marrëdhënia mes Partisë së Qendrës dhe Partisë së Majtë. Qendra ka përjashtuar mundësinë e qeverisjes së bashku me të Majtën, ndërsa kjo e fundit kërkon një rol në qeveri në këmbim të mbështetjes së saj. Ka gjithashtu dallime për taksat, energjinë bërthamore dhe politikat ekonomike. Të Gjelbrit, Social Demokratët dhe e Majta mbështesin rritjen e taksave në disa fusha, ndërsa Partia e Qendrës kërkon uljen e tyre. Andersson, e cila ka qenë kryeministre nga nëntori 2021 deri në tetor 2022, pritet të kërkojë bashkëpunim të gjerë me një ose disa parti opozitare. Formimi i një qeverie të pakicës është gjithashtu një skenar i njohur në politikën suedeze. Social Demokratët pritet të synojnë ndryshime në politikat e emigracionit, integrimit dhe klimës, megjithëse disa prej politikave të tyre kanë lëvizur djathtas vitet e fundit, veçanërisht për emigracionin dhe kriminalitetin.

Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58