Turqia ka ripozicionuar Brigadën e 51-të Komando në qytetin Sokia, në pjesën perëndimore të vendit, përballë ishullit grek të Samosit. Prania e njësisë në këtë zonë është raportuar nga burime turke, ndërsa gjatë ceremonive të 30 gushtit, brigada është shfaqur në aktivitetet zyrtare lokale nën drejtimin e komandantit të saj të ri. Lëvizja vjen disa muaj pasi e njëjta njësi ishte e vendosur në lindje të Turqisë. Disa media lokale turke raportojnë se në zonë janë vendosur rreth 2 mijë komando, madje disa prej tyre flasin për rreth 2 mijë e 4 efektivë. Brigada është një njësi e specializuar për operacione që kërkojnë mobilizim të shpejtë dhe veprim në terrene të vështira. Ripozicionimi e vendos njësinë në një zonë ku Turqia ka tashmë prani të konsiderueshme ushtarake. Në të njëjtin rajon zhvillohet edhe aktiviteti i Ushtrisë së Egjeut. Vendosja e brigadës në këtë zonë ka tërhequr vëmendjem e mediave greke, për shkak të afërsisë me ishujt grekë të Egjeut, veçanërisht Samosin, të cilat e përshkruajnë si një vendim me nota kërcënuese, në një kohë të trazuar replikash në distancë mbi Egjeun mes Ankarasë dhe Athinës.