Top News – Alarm i kuq: Rrezik i konsiderueshëm! Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje vdekjeprurëse
17/09/2026 12:50

Ekipet spanjolle të shpëtimit gjetën të enjten trupin e një burri që ishte rrëmbyer nga ujërat e përmbytjeve pranë Barcelonës, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën lindore mesdhetare të vendit, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar ndërprerje në transport. Kjo stuhi e fuqishme goditi vendin pikërisht kur ai po dilte nga vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë dhe një fillim shtatori jashtëzakonisht të ngrohtë, në një kohë kur Spanja po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike. Agjencia kombëtare e motit, AEMET, lëshoi paralajmërime për reshje të dendura shiu në rajonet lindore të mërkurën, duke aktivizuar për pak kohë nivelin më të lartë të alarmit, atë të kuq, për Barcelonën për shkak të rrezikut të përmbytjeve të menjëhershme. Zjarrfikësit katalanas njoftuan në X se kishin "gjetur trupin e pajetë të një burri" në Olivella, rreth 40 kilometra në perëndim të Barcelonës, duke korrigjuar informacionin e mëparshëm të Mbrojtjes Civile se po kërkohej një grua. Burri po drejtonte një makinë e cila u "rrëmbye nga rryma", shtoi shërbimi i zjarrfikësve. Autoritetet u bënë thirrje banorëve në Katalonjë dhe Valencia, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal, ndërsa kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi për "situata shumë të vështira". Në Barcelonë, disa stacione të metrosë u mbyllën dhe autobusët u devijuan ndërsa rrugët ishin të zhytura nën ujë. Edhe trenat rajonalë u ndalën ndërsa fluturimet u vonuan ose u anuluan në aeroportin "El Prat" të Barcelonës, i dyti më i ngarkuari në Spanjë.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43