Kongo është në emergjencë shëndetësore, teksa infektimet e reja me virusin e Ebolës po rriten me shifra alarmante. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë regjistruar 671 raste të dyshuara dhe 160 viktima që besohet se kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës. Autoritetet konfirmuan se 64 infeksione dhe gjashtë vdekje janë verifikuar përmes analizave laboratorike si raste të Ebola-s. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, pasi jo të gjitha rastet raportohen në kohë.