Ish-Guvernatori i shtetit meksikan Jalisco u vra të premten në tualetin e një restoranti në qytezën bregdetare Puerto Vajarta, në atë që u konsiderua si një prej vrasjeve politike më të mëdha në vend që prej nisjes së “luftës kundër drogës” në vitin 2006. Autoritetet shtetërore konfirmuan vdekjen e Aristoteles Sandoval, i cili, sipas informacioneve të Reuters, u qëllua pas shpine nga një atentator i paidentifikuar, ndërsa rojet e tij po qëndronin jashtë restorantit. Prokurori i Përgjithshëm tha se nga hetimet rezultonte se në vrasje mund të ishin përfshirë deri në 10 persona. Autoritetet federale thanë se dyshohej që vrasja tw ishte organizuar nga karteli i tmerrshwm i drogës. Sandoval shërbeu si Guvernator i shtetit në periudhën 2013-2018, kur karteli në fjalë fitoi territor dhe pushtet, duke hyrë në hartën e organizatave kriminale më famëkeqe, nga një bandë thuajse e panjohur.