Shtëpia e Bardhë thotë se raportimi nga televizioni shtetëror iranian lidhur me një draft-marrëveshje kornizë mes dy vendeve "nuk është i vërtetë". Përmes nje postimi në X, Shtëpia e Bardhë thotë se askush nuk duhet të besojë se çfarë raportohet në mediat iraniane. Më herët, televizioni shtetëror iranian raportoi se një draft-marrëveshje kornizë me Shtetet e Bashkuara përfshin zotimet për heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj Iranit, rikthimin e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit dhe zvogëlimin e pranisë ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit Persik.