Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar të hënën zyrtarisht dorëheqjen e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe si udhëheqës i Partisë Laburiste, në një deklaratë të mbajtur jashtë rezidencës së famshme në Downing Street. Në fjalimin e tij, Starmer tha se partia kishte reflektuar mbi pyetjen nëse ai ishte ende personi më i përshtatshëm për ta udhëhequr Laburistët në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. “E kam dëgjuar përgjigjen e partisë sime për këtë pyetje dhe e pranoj atë përgjigje me respekt”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo vendim që ka marrë gjatë karrierës së tij politike ka qenë i udhëhequr nga parimi i vendosjes së vendit në radhë të parë”.