Top News – ‘Do paguajnë çdo lot të derdhur!’ / Ministri ukrainas: Rusët kanë ndryshuar takikë!
05/03/2022 17:40

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se forcat ruse kanë “përparuar në disa drejtime”, ndërsa shtoi se mbrojtësit ukrainas po kundërshtojnë dhe dëbojnë pushtuesit. Ai u shpreh se rusët kanë avancuar në disa drejtime mirëpo kanë nën kontroll vetëm zona të vogla. “Natyrisht, armiku ka avancuar në disa drejtime, megjithatë, ai kontrollon vetëm zona të vogla. Mbrojtësit tanë po kundërshtojnë ashpër dhe po dëbojnë pushtuesit,” tha ai duke shtuar se për shkak të “ngadalësimit të ritmit të sulmit dhe rezistencës së ukrainasve, Rusia po ndryshon taktika”. “Agresori përdor potencialin e tij ajror dhe raketor në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe aktive. Të gjitha llojet e aviacionit po bombardojnë qytetet tona, qytezat dhe infrastrukturën civile, duke përfshirë infrastrukturën kritike dhe infrastrukturën e rrezikshme, mes tyre centralet bërthamore dhe hidrocentrale”, tha ai. Reznikov tha se forcat ruse po sulmojnë ndërtesa banimi, shkolla, kopshte dhe spitale. “Armiku po shkatërron kishat dhe katedralet. Ai po bombardon stacionet hekurudhore me mijëra gra dhe fëmijë që evakuohen. Këto janë taktikat e çakejve të frikësuar. Kam besim se armiku do të paguajë për çdo jetë dhe për çdo lot”, pohoi zyrtari.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43