Nga grushti ushtarak i shtetit më 1 shkurt e deri më sot, të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga ushtria në Mianmar, thotë organizata Save the Children. Ky grup për të drejtat e fëmijëve tha se situata në Mianmar është një “tmerr i vërtetë”, ku si pasojë e dhunës janë regjistruar shumë viktima, më i riu në moshë prej të cilëve 7 vjeç.