Përleshje mes protestuesve dhe policisë. Kjo ishte panorama para Kuvendit të Kosovës, ku situata u përshkallëzua akoma dhe më shumë pasi nuk u hodhën në votim në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Protestuesit hodhën mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës së Kuvendit, duke nxitur reagimin e oficerëve të Policisë, që u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Forca të shumta policore u vendosën në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit. Protestuesit nga ana tjetër tentuan të mos i lejojnë deputetët të largohen nga ndërtesa, duke kërkuar që të miratohen edhe në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Specialen në Hagë.