Top News – ‘Delta’ po bëhet dominuese/ OBSH: Kujdes nga ‘çmenduria epidemiologjike’
07/07/2021 21:06

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve që të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm, ndërsa vendosin që t'i japin fund kufizimeve dhe të hapin ekonomitë e tyre në mënyrë që "të mos humbasin përfitimet që kanë arritur". Doktori Michael Ryan tha se ideja për të lejuar më shumë njerëz të infektohen tashmë është provuar të jetë "marrëzi epidemiologjike".OBSH gjithashtu u bëri thirrje vendeve që po konsiderojnë të vaksinojnë fëmijët 12 deri në 15 vjeç, që në vend të kësaj, t'i dhurojnë ato doza në strukturën Covax për të ndihmuar vendet e varfra. Programi deri tani ka dërguar mbi 95 milionë vaksina për 134 pjesëmarrës. Vetëm 1% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta u është dhënë të paktën një dozë. Të mërkurën ndërkohë bota arriti "momentin tragjik" të shënimit të katër milionë viktimave nga COVID-19 ndërkohë që OBSH thotë se shifra e vërtetë mund të jetë edhe më e lartë. Shefi i OBSH-së, tha se shifra prej katër milionësh u shënua më shumë se 18 muaj që kur ndodhi shpërthimi i parë i koronavirusit, në dhjetor të vitit 2019, në Kinë. "Bota është në një pikë të rrezikshme të kësaj pandemie", tha ai duke përmendur më pas faktin se disa vende, për shkak të një shkalle të lartë të imunizimit, po i heqin kufizimet sikur pandemia të kishte mbaruar. Sidoqoftë, ai tërhoqi vëmendjen se në të gjithë botën po regjistrohet rritje e mprehtë e rasteve të reja dhe shtrimeve në spital, për shkak të varianteve të reja të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi, por edhe për shkak të një “pabarazie në aksesin në vaksina kundër COVID-19”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55