Top News – DASH-Amerikanë, mos shkoni në Angli/ Kanadaja do hapë kufirin me SHBA. Izolohet Australia
20/07/2021 20:19

Departamenti i Shtetit e rriti të hënën në nivelin më të lartë paralajmërimin për udhëtimet në Britani, pas një veprimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më parë gjatë ditës. Të dy agjencitë thanë se nëse njerëzit duhet të udhëtojnë për në Britani, ata duhet të sigurohen që janë vaksinuar plotësisht para udhëtimit. Paralajmërimi erdhi ndërsa britanikët festonin “Ditën e Lirisë”, fundi zyrtar i pothuajse të gjitha kufizimeve të mbylljes së koronavirusit, duke përfshirë vënien e detyrueshme të maskës dhe distancimin shoqëror. Por Kryeministri Boris Johnson ka të ngjarë të ketë ulur entuziazmin e festimeve kur njoftoi se do të kërkohet prova e vaksinimit për të hyrë në klubet e natës dhe vendet e tjera ku mblidhen turma të mëdha njerëzish duke filluar në fund të shtatorit. Kryeministri Johnson e kaloi Ditën e Lirisë në karantinë pasi ministri i shëndetësisë Sajid Javid doli pozitiv me COVID-19. Rastet në Britani kaluan 50,000 të infektuar në ditë javën e kaluar për herë të parë që nga janari. Rritja kryesisht ka ardhur nga varianti Delta i virusit, i identifikuar së pari në Indi. Në anën tjetër të Atlantikut, qeveria kanadeze njoftoi të hënën se do të rihapë kufirin e saj për shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 9 gushti, për sa kohë që ata tregojnë prova se janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 dhe rezultojnë negativë për virusin brenda 72 orëve nga mbërritja. Zyrtarët gjithashtu thanë se do të lejojnë vizitorë të vaksinuar plotësisht nga vendet e tjera duke filluar nga 7 shtatori. Ndërkohë, më shumë se gjysma e 25 milionë qytetarëve të Australisë janë nën masa izolimi të martën pasi kryeministri i shtetit të Australisë Jugore Steven Marshall njoftoi një bllokim të menjëhershëm shtatë-ditor pasi u zbuluan pesë raste të reja. Sipas një studimi, rreth 3 milionë deri në 4.7 milionë njerëz humbën jetën nga virusi midis janarit të vitit 2020 dhe qershorit të këtij viti.

Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50