Policia ka përgatitur të gjithë skenarët e mundshëm. Për të shmangur çdo incident mes grupeve të tifozëve, policia ka vendosur në gatishmëri të plotë edhe makinat e ujit për të shpërndarë turmat, si dhe trupat e zjarrfikësve. Burimet policore thanë se kjo është pjesë e skenarit të keq, në rast se dy tifozeritë do përplasen mes tyre.