Top News – Covidi në Evropë që në Tetor 2019…? Në Itali, dy muaj para ngritjes së alarmit nga Kina
21/07/2021 20:45

Koronavirusi mund të ketë qarkulluar në Itali në tetor 2019, sipas një kërkimi të fundit që hedh më shumë dyshime mbi origjinën e vërtetë të Covidit. Kina nuk njoftoi botën për virusin misterioz që qarkullonte në Vuhan, qytetin në qendër të pandemisë, deri në dhjetor 2019. Zyrtarët e pekinit kanë insistuar se virusi u shfaq në mes të dhjetorit, por një mal me studime që atëherë, kanë hedhur hipoteza nga më të ndryshmet. Tani, ritestimi i dhjetëra kampionëve të gjakut nga disa pacientë në itali, sugjeron se infektimi ishte i përhapur në këtë vend muaj para se të gjithë të mësonin për virusin. Rezultatet treguan se kampioni i gjakut në një pacient me kancer, i marrë në tetor 2019, kishte antitrupa që luftonin covidin. Ekspertët thonë se zbulimi i tyre është një sinjal i besueshëm se virusi ka qarkulluar shumë më herët nga sa mendohej deri më tani, por thonë se nevojiten edhe prova të tjera për ta vërtetuar këtë. Vetëm nivele të ulëta antitrupash janë konstatuar, cka e bën të vështirë daljen në përfundimin se pacientët kanë patur covid në atë kohë. Shkencëtarët në Milano pranojnë se zbulimet mund të jenë edhe pozitive fallse dhe ekspertë të papërfshirë në studim sugjerojnë se koronaviruse të tjera në qarkullim në atë kohë mund të kenë shkaktuar reagimin imunitar. Covidi u konfirmua zyrtarisht në evropë në shkurt të vitit të kaluar, por koha e saktë e shfaqjes së tij mbetet nën hetim.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53