Top News – ‘Colonial’ paguan hakerat/ SHBA, rifillon furnizimi me karburante
14/05/2021 12:01

Presidenti Joe Biden tha të enjten se tubacioni Colonial pritet të arrijë kapacitetin e plotë operacional dhe ai shpreson të shohë kthimin në normalitet të gjendjes së furnizimit me karburant këtë fundjavë. Kjo kërkon një farë kohe, tha Presidenti i SHBA. Komentet e tij vijnë pas njoftimeve se kompania e tubacionit të karburanteve Colonial, u ka paguar gati 5 milion dollarë hakerave nga Evropa Lindore për të zhbllokuar operacionet e saj, sipas Bloomberg Neës, që u referohej dy burimeve të cilat kishin dijeni për transaksionin. Një sulm kibernetik paralizoi të premten rrjetin më të madh të tubacioneve të karburantit në SHBA. Sipas njoftimit, kompania e bëri pagesën me kriptomonedha të pagjurmueshme të premten, vetëm disa orë pas sulmit. Pasi morën pagesën, hakerat i përcollën kompanisë një instrument dekriptimi për të rikuperuar rrjetin kompjuterik të paralizuar. Megjithatë, kompania përdori programet e veta kompjuterike që e ndihmuan të rikuperonte sistemin, pasi instrumenti i dekriptimit ishte i ngadaltë, njofton Bloomberg Neës. Shtëpia e Bardhë tha të enjten se qëndrimi i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar: Nuk është në interes të kompanive t'u paguajnë shpërblim hakerave. Pas një ndërprerjeje gjashtë ditore, tubacioni Colonial, më i rëndësishmi i këtij lloji në SHBA, rifilloi të enjten punën për transportimin e miliona litrave të parë të karburantit. Në fillim të kësaj jave, FBI-ja akuzoi për sulmin kibernetik një bandë kriminale pak të njohur, të quajtur DarkSide. Ky grup nuk e ka pranuar drejtpërdrejt përgjegjësinë, por të mërkurën ai tha se ka prishur sistemet në tre kompani të tjera. Në një njoftim të postuar në faqen e internetit të DarkSide, nuk përmendet drejtpërdrejt tubacionin Colonial, por thuhet se: "qëllimi ynë është të fitojmë para, dhe jo të krijojmë probleme për shoqërinë".

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33